Të enjten rreth orës 12:00, një burrë në Shtime ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, njofton policia.
Nga ana tjetër, njësitë e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për deminim në mënyrë të sigurt e kanë bërë shpërthimin e mjetit.
Rasti është inicuar si gjetje e mjetit shpërthyes
“Shtime 15.09.2022 – 12:02. Ankuesi mashkull sh/k ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, ndërsa njësitë e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për deminim në mënyrë të sigurt e kanë bërë shpërthimin e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/TV Malisheva