Në kuadër të angazhimit për rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, ka filluar mbjellja e fidanëve në qytetin e Skenderajt.

Me këtë rast janë mbjellë gjithsej 755 fidanë në sheshin “Adem Jashari”, nëpër lagje të qytetit, përkatësisht në rrugët “Ali Gashi”, “Osman Geci”, ” 17 Shkurti”, “Skënderbeu”, “Azem Galica”.

Këta fidanë, përveç që do t’i japin pamje gjelbëruese hapësirave ku janë vendosur, do të ndikojnë edhe në ruajtjen e ambientit.

Share.