Në Brdo afër Kranjit, filloi takimi i 11-të i Procesit Brdo-Brioni, qëllimi i të cilit, siç paralajmëroi edhe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është promovimi i perspektivës evropiane të rajonit, si dhe i paqes, stabilitetit dhe zhvillimin e Ballkanit.
Mikpritësit e takimit, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i përshëndetën pjesëmarrësit.
Në samit marrin pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zhelko Komshiq, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq, presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ai serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas njoftimeve nga kabineti i presidentit të Sllovenisë, në takim do të diskutohet për situatën në rajon dhe do t’u dërgohet ftesë vendeve anëtare të BE-së për përshpejtimin e procesit të zgjerimit.
Siç raportohet nga agjencia sllovene STA, deklaratat e përbashkëta nuk pritet të miratohen, por priten vendime të tilla si avokimi që BeH t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE përpara fundit të verës dhe për liberalizimin e vizave për të gjitha vendet në rajon.
Takimet e liderëve të Procesit Brdo-Brioni, i cili u krijua nga Sllovenia dhe Kroacia për të inkurajuar anëtarësimin më të shpejtë të rajonit të BE-së, mbahen çdo verë që nga viti 2013, kryesisht në Slloveni.
/TV Malisheva