Spanja heq mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të hapura, pasi shkalla e infektimit me koronavirus është në rënie dhe spitalet raportojnë më pak pacientë.
Nuk do të jetë e nevojshme të bartni maska jashtë nga e enjtja, tha zëdhënësja e qeverisë Isabel Rodriguez pas takimit të kabinetit të së dielës, raporton AP.
Maskat mbeten të detyrueshme në hapësirat publike të mbyllura, përfshirë transportin publik, si dhe kur njerëzit nuk mund të mbajnë një distancë sociale një metër e gjysmë.
Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë treguan se përhapja e koronavirusit u përshpejtua në nëntor dhe arriti kulmin më 21 janar në 3.418 infeksione të reja për 100.000 banorë në dy javë, që ishte një rekord pandemik.
Autoritetet ia atribuojnë shkallën më të ulët të pacientëve të pranuar shkallës së lartë të vaksinimit. Nga 47 milionë banorë të Spanjës, 81% ishin plotësisht të vaksinuar.
Që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, Spanja ka regjistruar më shumë se 94.000 vdekje.
/TV Malisheva