Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se sipas raportit të punës më datën 24 qershor 2021, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 89 pacientë.

Sipas këtij raporti 26 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 65 janë me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore./TV Malisheva

Në QKUK janë të shtrirë 66 pacientë:

12 të konfirmuar me COVID-19

53 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 23 pacientë

1 në gjendje të rënduar

14 të konfirmuar pozitivë

Share.