Në Spitalin e Pejës po trajtohen 70 pacientë të infektuar me COVID-19. 43 prej tyre janë me okisjgeno terapi, ndërsa 11 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kurse të tjerë pacientë raportohet të jenë në gjendje stabile.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët tjerë kanë një gjendje më stabile”, njoftojnë nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

Ndërsa gjatë vikendit në këtë spital, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

“Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 13 lindje, 8 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 13 foshnje 6 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore. Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 11 operacione, ndërsa 413 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,231 analiza”, thuhet në raportin 24 orësh të spitalit./Tv Malisheva

Share.