Koordinatorja komunale për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore, Vera Bytyçi, ka bërë të ditur se në kuadër të aktiviteteve të fushatës nacionale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës”, në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, në lëndën e edukatës qytetare, mësimdhënësit do të mbajnë një orë mësimore kushtuar kësaj teme.

 Sipas koordinatores Bytyçi, ky aktivitete në shkolla mbahet në bashkëpunim me drejtorinë komunale për arsim dhe edukim, dhe në të gjitha shkollat, përkatësisht në lëndën e edukatës qytetare, një orë mësimore do ti kushtohet kësaj teme.

 Bytyçi ka bërë të ditur se kjo fushatë e cila ka filluar dje më 25 nëntor, do të përfundoj më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

 Po ashtu në kuadër të kësaj fushate, logo me fjongon për këtë fushatë, do të jetë e vendosur në ueb faqen zyrtare të Komunës së Malishevës./TV Malisheva

Share.