Një dron i prodhimit të huaj ka rënë në Jarun të Kroacisë pak pas orës 23:00 mbrëmë. Pas rënies së saj, mbeti një vrimë e madhe.
Siç u bë e ditur mëngjesin e sotëm, bëhet fjalë për një avion të prodhimit rus që ka mbërritur në Zagreb nga hapësira ajrore hungareze.
Ndërkohë, ka dalë një teori për konfuzion të mundshëm në lidhje me trajektoren e vetë fluturakes. Përkatësisht, në rajonin Zhytomyr të Ukrainës, midis Kievit dhe Lvivit, ekziston një vend i quajtur Yarun, shkruan indexe.hr.
Spekulohet se avioni ka qenë i programuar gabimisht dhe se është koduar emri i gabuar, ndaj në vend në Ukrainë, fluturakja ka përfunduar në Jarun të Zagrebit.
Kryeministri kroat Plenkoviq tha se avioni është i prodhimit rus, por nuk dihet nëse është në pronësi të ushtrisë ukrainase apo ruse. Piloti ushtarak kroat në pension Ivan Selak është i tronditur nga fakti që avioni fluturoi pa u vënë re në hapësirën ajrore të anëtarëve të NATO-s.
Para se të rrëzohej në Zagreb, fluturakja kaloi territorin e Rumanisë dhe Hungarisë.
/TV Malisheva