Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës janë mbajtur Kuvendet e Këshillave Lokale për Malishevën, ku është votuar dhe janë zgjedhur këshillat në Lagjet, Malisheva 1 (Lagjja Minollë, Guri,Mirdita, Lagjja e re), Malisheva 2 ( Lagjja Veselaj,Hysenaj,Matoshi,Mekaj) , si dhe kryetarët e nënkryetarët.
Kryetar i Këshillit Lokal Malisheva 1 është zgjedhur Ymer HotI, nënkryetar Astrit Hoti.
Krytar i Këshillit Lokal Malisheva 2 është zgjedhur Ekrem Mazreku , nënkryetar Besnik Mazreku.
Pjesëmarrja në votime ishte mbi 150 anëtarë ,u zgjodhën edhe nga 9 anëtarë të kryesisë të Lagjës Malisheva 1 ndërsa në Lagjën e Malisheva 2 u zgjodhën 5 antarë të kryesisë së këshillavë.
Procesi i formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për Këshillat Lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, procesin për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera.
/TV Malisheva