Stacioni Policor në Vushtrri ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje të rëndë”.

Arrestimi i të dyshuarit E.XH., 40-vjeçar, është bërë mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, ku i dyshuari në fjalë ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, me ç’rast në shtëpinë e ankuesit kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.

Pas procedurës së intervistimit, të dyshuarit E.XH., 40-vjeçar, me urdhër të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt./TV Malisheva

Share.