Komiteti Olimpik i Kosovës do të shënojë 6 prillin – Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, ditë kjo e miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Asambleja e OKB-së, më 6 prill 2013 e kishte shpallur Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe duke u ndërlidhur me 6 prillin e vitit 1896, Ditën e hapjes së Lojërave Olimpike Moderne të mbajtura në Athinë të Greqisë.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë herë, shkaku i përhapjes së pandemisë së koronavirusit Covid 19 dhe masave të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, aktiviteti do të shënohet nga shtëpitë.

Nën motot “Rri n’shpi”, “Bëj Sport”, “Kënaqu”, KOK kërkon nga të gjithë sportistët, kontribuesit e sportit, federatat sportive, tifozët dhe qytetarët, të krijojnë foto dhe video atraktiv e me letër të bardhë.

Letra e Bardhë simbolizon dërgimin e mesazhit të paqes në botë.

Bëhu edhe ti pjesë e shënimit të kësaj dite! Bëjë foto ose video duke përdorur hashtagët si në vijim: #StayHome #DoSports #BeHappy #WhiteCard #WhiteCardKosova #April6.

KOK do të bëjë edhe përzgjedhjen e fotove dhe videove më të mira. Tri videot më të mira (video nuk duhet të jetë më e gjatë se 30 sekonda), do të shpërblehen me nga 300, 200 dhe 100 Euro, ndërsa tri fotot më të mira me 150 Euro, 100 Euro dhe 50 Euro.

Share.