Rita Ora tërhoqi vëmendjen e opinionin ndërkombëtar me veshjen e përzgjedhur në videoklipin e këngës “Bang”.
Shqiptarja e famshme në xhirimet e videos muzikore të bashkëpunimit me Imanbek, kishte zgjedhur veshje tradicionale, të cilat u përfolën shumë në media.
Me po këtë përzgjedhje, Rita e kishte uruar edhe përvjetorin e 13-të të Pavarësisë së Kosovës.