Kur një fëmijë i vogël është në shtëpi, dhe papritmas nuk dëgjoni asgjë dhe në shtëpi ka heshtje, është një shenjë alarmi se po ndodh diçka.
Vetëm në atë moment, një nënë nga Britania e Madhe gjeti dyvjeçarin e saj dhe postimi i saj u bë hit në rrjetet sociale.
Kur hyri në banjë për të parë se çfarë po bënte djali i saj Aiden, nëna Nikola Stit mbeti në shok. Por në të njëjtën kohë, ajo ishte ndoshta e lumtur që ishte në atë moment.
Djali mori furçën e dhëmbëve të nënës së tij dhe e përdori për të pastruar tualetin. Telefoni i saj ishte afër, kështu që ajo bëri një foto me djalin e adhurueshëm në “lojë”, dhe njoftimi i saj menjëherë shkaktoi një ortek komentesh.
“Uh, pyes veten se sa herë e bëri atë më parë,” shkroi një grua.
“Të paktën e keni vërejtur para se ta vendoste furçën përsëri në vendin e saj”, është një koment tjetër.
Një nënë ndau përvojën e saj.
“Vajza ime bëri të njëjtën gjë në atë moshë, vetëm që nuk e dija se derisa fillova të laja dhëmbët dhe ndjeva shijen e fortë të limonit në gojën time. Pastaj pashë që xheli i tualetit ka një erë të tillë”, shkroi ajo./TV Malisheva