Çifti shumë i dashur për publikun, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.
Siç dihet, këngëtarja është në pritje të një djali.
Sot Afërdita ka ndarë me ndjekësit një foto shumë të veçantë. Ajo ka parë bebushin e saj në ekon 3D dhe nuk e ka kursyer një postim në Instagram.
Kujtojmë se Afërdita është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe ajo publikon vazhdimisht foto me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale. /TV Malisheva