Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”.
Esperanca, pas 32 vitesh kërkoi vajzën e saj biologjike, Marsidën.
Në vitet kur e lindi, në 1990, kohërat ishin ndryshe, rrethanat të vështira dhe nuk mundi dot të qëndronte krah vajzës, të cilën e la në jetimore.
Por një ditë, Esperancës i thonë se Marsida kishte vdekur dhe në kulmin e dëshpërimit, tentoi të vriste veten
Megjithatë, jeta vazhdoi, ajo shpresonte se Marsida do të ishte në një familje të mirë, të qetë, ndërsa Esperanca u martua dhe lindi një djalë.
Marsidën ka pranuar të vijë dhe ta njohë nënën e saj. Nënë e bijë përqafohen për herë të parë pas 32 vitesh, por nga emocionet e forta, Esperancës i bie të fikët në krahët e vajzës së saj.
Ajo vetë është nënë e një vajze dhe pret një fëmijë tjetër, e kështu Esperanca do të bëhet sërish gjyshe.