Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, sot e ka vizituar Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, ku është pritur nga drejtori i kësaj qendre, Fadil Kryeziu.
Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi punës së përbashkët në menaxhimin e situatës me COVID-19, dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Berisha, ishte i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati.
Berisha dhe Kryeziu, kanë vlerësuar lartë punën e përbashkët në menaxhimin e pandemisë në territorin e Komunës së Malishevës, si në bërjen e testeve, ashtu edhe në hulumtimin e kontakteve dhe trajtimin e tyre, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka falënderuar Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për bashkëpunimin në menaxhimin e pandemisë.
Ndërsa drejtori i QRSHP në Prizren, Fadil Kryeziu, e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me komunën, si dhe e vlerësuar lartë edhe punën e komunës dhe shtabit komunal në menaxhimin e situatës me COVID-19.
Kryeziu e Berisha, vlerësuan se gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës është e menaxhueshme dhe situata është në kontroll të plotë, pavarësisht rasteve./TV Malisheva