Në emër të Komunës së Malishevës, nënkryetari Hajdin Berisha, e ka ngushëlluar familjen Ramadani nga Panorci, me rastin e vdekjes tragjike të djalit të tyre në Zvicër. “Sot, në mesditë na tronditi lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta e të riut Adrian Ramadani nga Panorc. Ai, humbi jetën tragjikisht mbrëmë në një qytet në Zvicër. Ndarja nga jeta e tij, na tronditi pa masë. Solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e Adrianit, dhe do të ju qëndrojmë afër në përballimin e kësaj dhimbje të madhe. Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehim ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmëve të tyre”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të nënkryetarit të Komunës së Malishevë