Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, priti në takim komandantin e Komandës Regjionale Perëndim të KFOR-it, kolonelin Adrea Bortazzo, raporton TV Malisheva.
Ky takim kishte karakter njoftues, pas marrjes së komandës nga koloneli Bertazzo, i cili u njoftua nga nënkryetari Berisha, për zhvillimet e përgjithshme në Malishevë, investimet që janë duke u bërë, si dhe me gjendjen aktuale me pandemi dhe angazhimin e komunës në menaxhimin e situatës.
Në fund, nënkryetari Berisha, e falënderoi KFOR-in për angazhimin e tyre në vend, si dhe për bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës.