Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, sot e ka pritur në takim komandantin e Komandës Perëndimore të KFOR-it, kolonelin Francesco Maioriello. Ky takim kishte karakter njoftues, ndërsa u bisedua edhe për çështje tjera të bashkëpunimit të komunës dhe KFOR-it.

Fillimisht, nënkryetari Berisha, pasi e falënderoi për vizitën, e njoftoi komandantin e Komandës Perëndimore të KFOR-it, me situatën e përgjithshme në Malishevë, historikun dhe zhvillimet e pasluftës, deri në ditët e sotme, si dhe për angazhimin e komunës në zhvillimin dhe ndërtimin e përgjithshëm.

Nga ana tjetër, Komandanti i Komandës së KFOR-it, për regjionin Perëndimor, koloneli Maioriello, e falënderoi nënkryetarin Berisha për pritjen, si dhe për pasqyrimin e gjendjes së përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Berisha e Maioriello, biseduan edhe për mërgatën, përkatësisht për bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Koloneli Maioriello, ka thënë se “kosovarët kanë sjellë një kulturë të punës në Itali”, duke e vlerësuar lartë punën dhe sjelljen e kosovarëve në Itali.

Në Itali jetojnë dhe punojnë një numër i madh i qytetarëve nga Komuna e Malishevës./TV Malisheva

Share.