Nënkryetari i qytetit të rrethuar të Mariupolit thotë se nuk e di se sa njerëz janë vrarë në total në këtë qytet të rrethuar, por shifra më e fundit është 1207.

“Këta janë vetëm trupat që kemi mbledhur në rrugë”, tha Sergei Orlov për BBC.

Ai tha se 47 persona ishin varrosur në një varr masiv pasi nuk është e mundur të shkohet në varrezat jashtë qytetit.

“Jo të gjithë ata u identifikuan”, shtoi ai.

Orlov tha se nuk ka qenë e mundur të evakuohen njerëzit nga qyteti ose të dërgohen ndihma.

“Rreth 100 njerëz që tentuan të largohen nga qyteti me vetura private u detyruan të ktheheshin të mërkurën pasi forcat ruse në një pikë kontrolli filluan të qëllojnë jo drejtpërdrejt në makina, por rreth makinave”.

/TV Malisheva

Share.