Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për T7, ka thënë se PDK nuk negocion postin e kryeministrit.
Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e nuk e negocion postin e kryeministrit, duke thënë se e ka kryetarin e partisë i cili do të jetë kandidati për kryeministër.
“Nuk bëjmë asnjë milimetër kompromise për postin e kryeministrit. Ne do ta kemi kryetarin e partisë i cili do të jetë kandidati për kryeministër”, ka thënë Hoxhaj.