Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti në takim përfaqësuesin e GIZ-it, Shkelqim Dacin.

Begaj dhe Daci, nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për hartimin e hartës zonale për Komunën e Malishevës, si vazhdimësi e memorandumit të marrëveshjes e cila u nënshkrua një vit më parë, (2019) dhe vazhdon edhe për vitin 2020.

Ata, vlerësuan se ky projekt po realizohet sipas planifikimit dhe bashkëpunimit e bashkëfinancimit në mes të GIZ-it dhe Komunës së Malishevës dhe pritet që projekti në fjalë të ndihmoj si institucionet publike ashtu edhe qytetarët tanë.

Në fund të takimit të dy palët, u zotuan që ashtu si është planifikuar projekt edhe të realizohet brenda afatit kohor, dhe të vazhdohet me bashkëpunim edhe në projekte tjera , ku do të përfitojnë qytetarët e komunës sonë.

Share.