Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim zyrtar, homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska, me ç’rast u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Mehaj theksoi se me këtë memorandum synohet të bashkërendohet dhe sinkronizohet korniza ligjore, masat, veprimet dhe aktivitetet që sigurojnë zbatimin sa më të suksesshëm të gjitha marrëveshjeve tona.

“Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut është përvojë që do të ndajmë së bashku në procesin tonë integrues euroatlantik”, tha ai.

Ndërsa, ministrja Petrovska shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, duke ofruar përvojën e integrimit në strukturat euroatlantike, në të cilat ka kaluar Maqedonia e Veriut, si dhe mbështetjen në proceset përkatëse nga niveli i vendit anëtar të NATO-s dhe vizionit për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë./TV Malisheva

 

Share.