Nëntë depuetë të Parlamentit Evropian nga grupi liberal “Ta rinovojmë Evropën” i kanë dërguar letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Layen dhe shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borell, duke u kërkuar këtyre të fundit që t’í ngrijnë përkohësisht bisedimet e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe ta ndërprejnë asistencën financiare ndaj saj derisa ta harmonizojë politikën e saj në lidhje me çështjen e Rusisë, shkruan “Novosti”.
“Në dritën e ngjarjeve të fundit në lidhje me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, ne jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për mospërfilljen e dukshme të angazhimeve të Serbisë si një vend kandidat në BE.
Serbia ka hyrë në vitin e saj të dhjetë të negociatave. Gjatë viteve, ne kemi theksuar vazhdimisht angazhimin e saj për të harmonizuar në mënyrë progresive politikën e jashtme dhe të sigurisë me udhëzimet e BE-së dhe për të treguar veprime konkrete se ajo ndan vlerat tona thelbësore”, transmeton Novosti.
/TV Malisheva