Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale janë duke vazhduar aksionin në disa lokacione në veri.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavilevci konfirmoi për Telegrafin arrestimin e nëntë doganierëve dhe një polici, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.
“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.
/TV Malisheva