Rita Ora është këngëtarja e parë shqiptare, e cila krijoi një njohje ndërkombëtare në muzikë.

Ishte viti 2012 kur ajo bëri debutimin e saj të madh me disa projekte muzikore shumë të suksesshme, një prej të cilave iu dedikua Kosovës.

Bëhet fjalë për këngën “Shine Ya Light”, të cilën ajo ia dedikoi vendit të saj, duke i treguar botës pamje nga shteti më i ri i Ballkanit.

Të enjten janë bërë nëntë vite që kur kjo këngë është publikuar, gjersa një rikujtim nga vet këngëtarja Ora nuk mungoi.

Rita publikoi në InstaStory disa pamje nga klipi i xhiruar në Kosovë, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen ‘Shine Ya Light’”.

Tutje, këngëtarja e lindur në Prishtinë ka shkruar në mbishkrimin e videos së radhës: “E lumtur ta xhiroja këtë video neve”.

Rita është treguar gjithmonë krenare për rrënjët e saj, duke cekur me krenari që prindërit e saj janë shqiptarë dhe se ajo është rritur në një kulturë shqiptare, ani pse ka jetuar në Londër. /TV Malisheva

Share.