Cristiano Ronaldo u poshtërua dje nga trajneri Erik ten Hag duke mos u inkuadruar fare në ndeshjen derbi me Manchester Cityn, i cili fitoi me rezultat 6:3.

Ylli portugez qëndroi gjatë tërë kohës në bankinë dhe kjo bëri që ai të mllefosej dhe të ndihej njëkohësisht i mërzitur, për faktin që s’po luante dhe për tmerrin që e po e përjetonin shokët e tij të skuadrës në fushën e blertë.

Në rrjetet sociale është bërë një përmbledhje e reagimeve të yllit portugez gjatë lojës dhe këtë video mund ta shihni duke klikuar KETU

Trajneri Ten Hag pas lojës tha se nuk e inkuadroi 37 vjeçari në lojë për shkak të respektit për karrierën e tij të madhe dhe të suksesshme.

Sidoqoftë, vetë CR7 shihet në siklet pasi nuk e ka pritur aspak mirë faktin se do të qëndronte gjatë tërë kohën në bankën rezervë.

/TV Malisheva

Share.