“Republika Srpska është tytë e vërtetë baruti që kërcënon shkatërrim”, ka shkruar gazeta gjermane Spiegel, duke komentuar atmosferën politike në Ballkan, raportoi e përditshmja kroate, “Index.hr”.

“Keqbërësi” kryesor në krejt tregimin ballkanas, gazeta gjermane thotë se është anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik.

Fijet e perit ndërthurren në “botën serbe”, konstaton artikulli.

Spiegel rikujton se Dodik qëndron figurë në tabelën e shahut të Kremlinit, dhe se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mirëmban kontakte intensive me presidentin rus, Vladimir Putin.

“[Aleksandër] Vuçiç njihet për mjeshtërinë e të ulurit në dy karrige. Ky autokrat efiçient sundon shtetin e tij – që ka popullatën më të madhe të shteteve të ish-Jugosllavisë – pa iu dridhur dora dhe me politika të kujdesshme të mosmarrjes së vendimeve”, shkruan Spiegel.

Pyetja e logjikshme që ngritet – nëse ‘Bota ruse’ mund të shkatërrojë Evropën, a mundet që ‘Bota serbe ‘ të shkatërrojë Ballkanin Perëndimor?

“Bota ruse” d.m.th idelogjia ruse e cila synon të zgjerojë ndikimin përtej dhe t’i bëjë shtetet të gravitojnë rreth Kremlinit, në konsideratën e saj elaboron fqinjt me histori dhe religjion të përbashkët.

Rëndësi të madhe si koncept ‘bota ruse’ morri pas ardhjes në pushtet të Vladimir Putin në vitet 2000, në fjalimet nacionaliste me qëllim për të mobilizuar frymë uniteti mes rusëve.

“Perandori diasporake” në njëfarë mënyrë konceptohet e ashtuquajtura “botë ruse”, në sensin gjeopolitik të fjalës. Dhe kryesisht prek ish-shtetet satelite të Bashkimit Sovjetik.

Vulin thotë se nuk do të ketë serbë pa u bërë bota serbe

Kur është fjala për idenë e botës serbe, presidenti Aleksandar Vuçiç thotë se “bota serbe” nuk është strategjia politike shtetërore e Serbisë, por alter egoja e tij, ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin, tha se “bota serbe” “është një ide e bashkimit politik të serbëve që ekziston me shekuj para tij”.

“Detyra e kësaj gjenerate të politikanëve është të krijojë botën serbe për të mbrojtur serbët. Nëse nuk e krijojmë atë, kam frikë se nuk do ta mirëpresim brezin e ulur të serbëve”, tha Vulin në një rast.

Vitin e kaluar Emerging Europe shkroi edhe për konceptin e “botës serbe”.

“Është e rëndësishme që Partia Progresive Serbe të mbajë elektoratin e saj tradicional, ish-radikalët. SNS u formua nga një ndarje nga Partia Radikale e udhëhequr nga Vojislav Sheshel. Është e rëndësishme që SNS të fitojë një shumicë të heshtur. Bota serbe përmban idenë e nacionalizmit radikal, për çdo slogan, mesazh”, shkruante gazeta në atë kohë./Albanian Post.

I takon Vuçiçit të vendosë nëse do të zgjedhë Evropën apo “Nënën e Madhe Rusi”, konkludohet në artikull.

/TV Malisheva

Share.