Dhembja e këmbëve kur ecni shpeshherë mendohet të jetë diçka normale që vjen me moshën, por nuk është.

Ecja mendohet të jetë ushtrimi ideal për përmirësimin e shëndetit tuaj në shumë mënyra, por edhe gjatë ecjes ne duhet të kemi kujdes për sinjalizimet që mund të na japi trupi ynë rreth shëndetit, shkruan “Health.Harvard”.

Dhimbja gjatë ecjes nuk është pjesë normale e plakjes, kjo tregon që ju mund të keni sëmundje të arteries periferike (PAD).

Kjo sëmundje ju rrezikon zemrën dhe trurin. PAD zakonisht nuk është sëmundje trashëguese, por shfaqet teksa plakeni dhe më shpesh paraqitet tek personat që pinë duhan, ata që kanë probleme me presion të lartë të gjakut, yndyrë në gjak ose diabet.

Personat me PAD kanë grumbullime të yndyrës në arteriet jashtë zemrës, pra shumicën e rasteve në këmbë.

Dhimbja shkaktohet si pasojë e bllokimit të rrjedhës së gjakut të rregullt në muskuj duke iu pamundësuar atyre të funksionojnë siç duhet.

Kjo sëmundje është karakteristike për personat mbi moshën 50-60 vjeçare.

Simptomat zakonisht fillojnë si dhimbje në pulp, kofshë, legen dhe të pasme.

Dhimbja zgjatë vetëm gjatë ecjes dhe ndalon shumë shpejt pasi ndaloni aktivitetin.

PAD ndikon tek muskujt dhe jo nyjet.

Simptomat nganjëherë përfshijnë:

Shërim të ngadaltë të lëndimeve në këmbë,

Ftohje të njërës ose dyja këmbëve,

Ndryshim i ngjyrës së këmbëve,

Rritje e ngadaltë e qimeve ose thonjve në këmbë.

Një nga mënyrat më të mira që ta ndaloni përkeqësimin e kësaj sëmundje është vazhdimi i ecjes.

Sapo të ndaloni aktivitetin fizik, sëmundja veçse do të përkeqësohet.

Doktori juaj do ju jap barëra në lidhje me këtë sëmundje, pra ju nuk duhet të merrni diçka që nuk iu është rekomanduar nga doktori.

Sa më gjatë që prisni ta trajtoni këtë problem, aq më vështirë do jetë për juve që ta shëroni. /TV Malisheva

Share.