Pandemia COVID-19 ka prekur shumë edhe këngëtarët, shumë koncerte, festivale e mbrëmje muzikore janë anuluar.

Madje, javë më parë u hap debat lidhur me mundësinë e anulimit të dasmave, ku reaguan komuniteti artistik, duke thënë se kjo gjë nuk duhet të ndodhë ngase nga dasmat lidhen shumë veprimtari të tjera.

Meqenëse janë paralajmëruar protesta për këtë javë, këngëtari Albi Xhepa ka reaguar duke thënë se në rast se mbahen ato protesta, ai do të fillojë të pranojë data për mbrëmje muzikore.

“Nuk e di se a sheh dikush kompetent kete shkrim, por nese ka me pas protesta kete jave.. Prej dates 1 Qershir unë ALBI XHEPA pranoj cdo ftese per mbremje muzikore. Kush jane ata me u mbledh e ne jo? BOLL MO SE PLASEM”, ka shkruar ai. /Tv Malisheva

Share.