Një ndër pyetjet më të shpeshta dhe më të diskutuara mbi Covid-19 lidhet me imunitetin ndaj sëmundjes, megjithatë për momentin nuk ka ende një hulumtim gjerësisht të pranuar.
Por nga ana tjetër, një studim i fundit thotë se një pjesë e mirë e njerëzve mund të jenë imunë ndaj sëmundjes dhe e gjitha falë një ftohjeje të zakonshme.
Duke marrë parasysh mënyrën si kanë vepruar koronavirusët e tjerë, të dhënat e deritanishme thonë se imuniteti ndaj Covid-19 nuk mund të jetë më i gjatë se 12 muaj.
Antitrupat ndodh që të zhduken pas tre muajsh, por jo imuniteti.
Qelizat T (lloj i limfociteve që koordinojnë sistemin imunitar dhe janë në gjendje të zbulojnë qelizat e infektuara dhe t’i shkatërrojnë ato) kanë aftësi memorizuese.
Studimet e fundit thonë se njerëzit mund të jenë imunë ndaj koronavirusit pikërisht prej qelizave T të krijuara për të ftohtin.Studiuesit nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS nga Universiteti Kombëtar i Singaporit publikuan (via BGR) një studim në Nature dhe thonë se qelizat T të krijuara nga kontakti i organizmit me koronaviruse të mëparshme, mund të jenë të mjaftueshme për një përgjigje imune kundër Covid-19.
Ekipi testoi njerëz të shëruar nga Covid-19 për qelizat T dhe zbuloi se pacientët e shëruar nga virusi SARS 17 vite më parë, kishin ende qelizat T specifike për SARS, të cilat mund të sigurojnë imunitet kundër koronavirusit të rij, SARS-CoV-2.
Studimi i Duka-NUS është hulumtimi i tretë që pretendon se koronaviruset përgjegjës për ftohjen e zakonshme mund të shkaktojnë një lloj imuniteti ndaj SARS-CoV-2.
Në mes të majit, dy studime të ngjashme nga Instituti La Jolla për Imunologjinë dhe Spitali Universitar Gjerman Charité, theksuan rëndësinë e qelizave T në imunitetin ndaj Covid-19./Tv Malisheva