Werner është lojtari me vëmendjen më të madhe gjatë ditëve të fundit.

Ylli gjerman lidhej më një kalim te skuadra e Liverpool, por mbrëmë u raportua për një marrëveshje të tij me Chelsea.

Duke komentuar për këtë situatë, ish anëtari i Liverpool, John Barnes, beson se gjithçka ndodhi si pasojë e mos interesimit të Klopp.

“Nëse Jurgen Klopp do të donte atë (Werner), ai do të vinte te Liverpool më para se te Chelsea”, ka thënë Barnes.

“Kështu, mendoj se Klopp nuk ishte i bindur se transferimi i tij ia vlente. Nëse ai nuk ndihet se ia vlen, ai nuk e transferon”, ishin fjalët e ish anëtarit të Liverpool.

Werner është tashmë drejt ‘Stamford Bridge’, me Chelsea që janë gati të paguajnë 60 milionë euro. /Tv Malisheva

Share.