Për t’u siguruar që hani ushqim të shëndetshëm dhe merrni mjaft materie ushqyese në organizmin tuaj, dëgjojeni trupin tuaj.
Nëse vëreni ndryshime të caktuara në lëkurën tuaj, trupi juaj përpiqet ”t’ju thotë“ që ju mungojnë vitaminat ose mineralet.
Këto janë ndryshime që duhet t’u kushtoni kujdes. Plasaritje e lëkurës në skajet e buzëve, ju mungon: hekuri, zinku dhe B, siç janë vitaminat B3, B2 dhe B12. Kjo është e zakonshme tek vegjetarianët.
Zgjidhja: Hani më shumë panxhar, kikirikë, bishtajore si thjerrëzat, mishi i shpezëve, salmon, ton, vezë, butakët dhe gaforre. Absorbimi i hekurit rritet nga vitamina C, e cila gjithashtu ndihmon në luftimin e infeksionit. Kombinoni këto ushqime me perime si brokoli, speca të kuq, lakër jeshile dhe lulelakër.
Puçrra të kuqe në fytyrë (dhe nganjëherë në vende të tjera) dhe humbja e flokëve, ju mungon: vitamina B7, e njohur si vitaminë e flokëve.
Nëse hani vezë të papërpunuara, kjo ju bën të pambrojtur sepse një proteinë e pranishme në vezë të gjalla, e quajtur avidin, pengon aftësinë e trupit për të absorbuar biotinën.
Zgjidhja: Hani më shumë vezë të ziera (gatimi çaktivizon avidinën), salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, sojë, arra, mjedra dhe banane.
Ndryshime të lëkurës si puçrra të kuqe ose të bardha, zakonisht në fytyrë, krahë, kofshë dhe vithe, ju mungojnë: acide yndyrore thelbësore dhe vitaminat A dhe D.
Zgjidhja: Keni nevojë për më shumë salmon dhe sardele, fruta arrore si arra dhe bajame dhe fara siç janë liri dhe kërpi. Për vitaminën A, hani më shumë perime jeshile si karota, patate të ëmbla, speca të kuq. Dhe vetëm 10 minuta në diell do t’ju ndihmojnë të merrni vitaminën D.
“Ushtari australian duke vrarë një fëmijë afgan”: Australia kërkon që Kina të kërkojë falje për postimin e një imazhi të rremë
Mpirja dhe therja e duarve, këmbëve ose kudo në trupin tuaj mungojnë: Vitaminat e grupit B, si acidi folik (B9), B6 i B12. Kjo mungesë lidhet drejtpërdrejt me nervat periferikë.
Këto simptoma mund të shfaqen në kombinim me ankthin, depresionin, aneminë, lodhjen dhe çekuilibrin hormonal.
Zgjidhja: Hani spinaq, shpargull, panxhar, fasule, vezë, butak, gaforre dhe shpendë.
Ngërçe të muskujve, dhimbje therëse në gishta, nyja, nyjat e shputave, këmbët dhe shpina, ju mungojnë: magnezi, kalciumi dhe kaliumi.
Nëse ushtroni rregullisht, mund të humbni më shumë minerale (dhe vitaminat e grupit B të tretshme në ujë) për shkak të djersitjes së madhe.
Zgjidhja: Hani më shumë banane, lajthi, kungull të njomë, qershi, mollë, grejpfrut, brokoli, perime me gjethe të errëta si lakra jeshile dhe spinaq. /TV Malisheva