Qe se si t’i fshini në mënyrë të drejtë dhe t’i pengoni shpenzimet! Grumbullimi i pluhurit midis rrjetave mund të mbyllë qarkullimin e ngrohjes, ndërsa atëherë edhe ata duhet patjetër të punojnë më fuqishëm për të ngrohur gjithë hapësirën në të cilën gjenden.

Para pastrimit, radiatorët patjetër shkyçni nga ngrohja. Kjo është masë sigurie sepse radiatorin do ta pastroni me ujë, ndërkaq ndotjet më lehtë do të largohen nga sipërfaqet e ftohta.

Në pjesën e sipërme të radiatorit gjenden hapjet të cilat thjesht do t’i pastroni me përdorim të tharëses së flokëve.

Tharësen e aktivizoni dhe e lini ajrin e ngrohtë që me rrymimet e veta nëpër hapje t’i eliminojë sasitë e mëdha të pluhurit dhe ndotjeve.

Të njëjtin efekt mund ta arrini edhe nëse keni thithëse pluhuri me avull. E gjithë ajo që gjendet në radiator do të bjerë në dysheme, ndërsa thjesht atë e fshini apo e thithni me thithëse pluhuri.

Për veprimin tjetër ideale do të jetë shkopi i drurit i mbështjellë me pëlhurë pambuku. Nga lart-poshtë çdo rrjetë pastrojeni veçantë.

Përfundoni me pastrimin nga jashtë. Lëngun e limonit treteni në ujë dhe me leckë të njomur fshini radiatorin.

Lëreni të thahet dhe vetëm kur të jeni plotësisht të sigurt që nuk është i lagësht mund ta aktivizoni sërish radiatorin tuaj.

Share.