Për herë të parë Prishtina do të jetë nikoqire e eventit FISU Kupa Botërore Universitare në Hendboll, e cila do të mbahet në prej 11 deri më 17 korrik.

Pjesëmarrës në këtë kampionat do të jenë rreth 14 ekipe nga universitete të vendeve të ndryshme të botës, të cilat do të garojnë për të parin në hendbollin universitar, raporton TV Malisheva.

Ceremonia hapëse do të mbahet më 11 korrik me fillim nga ora 18: 00 në sallën “1 Tetori”.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm, Musa Selimi, drejtor ekzekutiv i FISU Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022, Gabirel Kotchofa, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Sportit Universitar (FISU) dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, z. Hajrulla Çeku.

Po ashtu, nesër do të zhvillohet edhe ndeshja e parë, me fillim nga ora 19:30 ku do të ballafaqohen University of Cebu Lapu-lapu Mandaue (Spanjë) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (Kosovë).

Agjensia e Lajmeve “KosovaPress” do të transmetoj LIVE të gjitha ndeshjet e këtij kampionati.

Share.