Nesër finalja e kupës, FSHF hap dyert për tifozët me një kusht

Të dielën pritet të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë ndërmjet Tiranës dhe Teutës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Air Albania dhe në këtë përballje, për herë të parë Federata Shqiptare e Futbollit do të pranojë që të lejohen tifozët e të dyja ekipeve.

“Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin AirAlbania. FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Pas disa muajsh izolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit stadiumet shqiptare duket se do të rikthejë tifozët dhe kjo me një numër kufizuar tifozësh. Ndeshja e sotme pritet të jetë dhe një test për praninë e tifozëve.
Shtuar më 01/08/2020, ora 15:26

Share.