Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të hapen e çerdhet private.
“Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, njofton opinionin publik se çerdhet private mund të fillojnë punën e tyre nga dita e nesërme, datë 04.08.2020 duke i respektuar të gjitha udhëzimet dhe masat e parapara nga niveli qendror sa i përket pandemisë COVID-19. Të gjitha çerdheve private u dëshirojmë punë të mbarë dhe prindërve e fëmijëve shëndet”, thuhet në njoftimin.