Të dielën në stadiumin “Liman Gega”, pritet të zhvillohet ndeshja më interesante e këtij kampionati, shkruan TV Malisheva.

FC Malisheva pret klubin FC Ballkanin, ndeshje kjo që pritet të fillojë më fillim nga ora 15:00.

Skuadra e Arsim Thaçit është në formë të jashtëzakonshme. Javën e kaluar në “Liman Gegaj”, malishevasit mposhtën klubin e Feronikelit, me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga shtatlarti Donart Vitija.

TV Malisheva për këtë super ndeshje do t’ju mbajë të informuar. /TV Malisheva

Share.