Nesër do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Kjo mbledhje pritet të zhvillohet me fillim nga ora 10:00.

Sipas njoftimit, nesër do të bëhet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023:

  1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së
    paluajtshme,
  2. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e
    dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
  3. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e
    Bashkuara të Amerikës.
    III. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  4. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  5. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  6. Pyetjet parlamentare,
  7. Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së
    Kosovës.
    IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

/TV Malisheva

Share.