Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) e ka publikuar agjendën e plotë të takimit që pritet të mbahet nesër (12 korri, 2020) ndërmjet Kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas këtij njoftimi, dialogu Kosovë-Serbi pritet të fillojë nga ora 10:00.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik.

“Diskutimi të dielën do të zhvillohet nga Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina”.

“Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”./Tv Malisheva

 

Share.