Telenovela “Bylbyl Sokoli – KF Ferizaj” duket se i ka ardhur fundi.
Ferizaj që tashmë është bërë me pronarë anglezë ka nisur me vonesë fazën përgatitore për sezonin e ri dhe ende nuk ka emëruar trajnerin që do ta drejtojë skuadrën, shkruan Insporti.com
“Ujqërit” kanë qenë në bisedime vazhdimisht me trajnerin e mirënjohur, Bylbyl Sokolin por që ende nuk kanë arritur një marrëveshje.
“Billi” për Insportin ka konfirmuar se nesër në mbrëmje do ta ketë takimin e fundit me drejtuesit e klubit dhe aty do të vendoset për të ardhmen e tij.
Sokoli po ashtu ka mohuar zërat se ai ka udhëhequr klubit sot në fitoren 5:1 kundër A&N.
“Nesë në mbrëmje do të takohemi për të vendosur se a do të bashkëpunojmë përsëri, aty do të bisedohet rreth organizimit të skuadrës dhe shumë gjëra tjera. Po ashtu, nuk e kam udhëhequr skuadrën sot në miqësore, nuk është e vërtetë aspak”, ka deklaruar Sokoli.
Kujtojmë se Sokoli sezonin e kaluar bëri mrekullinë duke shpëtuar nga rënia duke arritur shtatë fitore në shtatë ndeshjet e fundit.