Gara më prestigjoze evropiane në nivel të klubeve Liga e Kampionëve rikthehet nesër me dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale.

Të martën do të ballafaqohen Benfika dhe Liverpooli në “Estádio da Luz”, kurse Manchester City e pret skuadrën spanjolle Atletico Madrid, transmeton TV Malisheva.

Të dy ndeshjet do të fillojnë nga ora 21:00.

Ndërsa të mërkurën na presin dy sfidat tjera po aq interesante të kësaj gare ku ballafaqohen Villarreali me Bayern Munihun si dhe Chelsea me Real Madridin.

Share.