Katër xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të xhudos për kadet (U18), që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Ndër ta është edhe Uvejs Nesimi, i cili u ndesh sot në kuadër të kategorisë deri në 50 kilogramë.
Nesimi raundin e parë të këtij Botërori e nisi pa luftë, kurse në raundin e dytë u mposht nga xhudisti italian, Francesco Crociani.
/TV Malisheva