Normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, i njoftuar sot në mënyrë të papritur nga presidenti amerikan, Donald Trump, është një ditë historike, reagoi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Yom histori” (ditë historike)”, shkroi ai në hebraisht në Twitter.

Kryeministri izraelit iu bashkua komentit të presidentit Trump në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve midis Emirateve dhe Izraelit, që ishte gjithashtu pjesë e projektit të tij të paqes për Lindjen e Mesme.

Share.