Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë çdo thirrje për një armëpushim ose ndërprerje të armiqësive me Hamasin.

Deklaratën, Netanyahu e dha nënjë konferencë për shtyp në Tel Aviv, shkruan Al Jazeera.

Ushtria izraelite deklaroi se ka vazhduar operacionet e saj tokësore në Rripin e Gazës, gjatë orëve të fundit.

Izraeli pretendon se ka shkatërruar infrastrukturën e Hamasit, duke përfshirë pozicionet antitank dhe ato të lëshimit.

Katër komandantë të lartë të Hamasit, përfshirë kreun e forcës detare të grupit, u vranë.

Ndërkaq, bilanci i viktimave në Gaza ka kaluar në mbi 8 mijë.

/TV Malisheva

Share.