Pandemia e coronavirusit ka ndihmuar biznesin e Netflix, një shërbim amerikan i transmetimit të videove, i cili regjistroi mbi 15.8 milionë abonues të rinj në tremujorin e parë të këtij viti, rritja më e madhe tremujore në historinë e kësaj ndërmarrje.
Gjithashtu, Netflix kishte 5.77 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e parë, duke u rritur 1.25 miliardë nga tremujori i parë i vitit të kaluar.
Numri i përgjithshëm i abonuesve në të gjithë botën tani është rreth 182 milionë.
Përmbajtja më e shikuar në Netflix në tremujorin e parë ishte seriali dokumentar “Tiger King: Murder, Mayhem and Madness”, shfaqja “Love Is Blind” dhe filmi “Spenser Confidial”./ Tv Malisheva