Në profilin në Twitter, New York Times ka publikuar sot pamje të reja të krimeve të kryera nga forcat ruse në Ukrainë.

Sipas mediumit, ato supozohet se janë kryer në Bucha, ku Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka filluar hetimet rreth pretendimeve se janë kryer krime kundër njerëzimit.

NYT theksoi se ushtarët rus kanë ekzekutuar tetë robër ukrainas më 4 mars në afërsi të Kievit.

Moska ka mohuar vazhdimisht raportet për keqbërje gjatë okupimit të qytetit.

Ministritë e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Rusisë nuk kanë reaguar ndaj pretendimeve të New York Times.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe mbrëmë me vrasje dhe shkatërrime në rajone të ndryshme të Ukrainës./TV Malisheva

Share.