Skuadra angleze me pronarët më të pasur në botë Newcastle United pas transferimit të Trippier dhe Wood, tani është e gatshme që të bëjë edhe goditjen e radhës në këtë afat kalimtar të transferimeve.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Lyon Bruno Guimaraes, i cili pas bisedimeve në orët e fundit me krerët e Newcastle ka vendosur që ta pranojë marrëveshjen e ofruar nga ta, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Po ashtu, Lyon thuhet se ka pranuar ofertën prej 40 milionë eurosh nga Newcastle, ku tani kanë mbetur vetëm disa detaje të marrëveshjes mes agjentit dhe klubit.
Momentalisht, Bruno gjendet në Ekuador, ku thuhet se testet mjekësore do të përfundohen pasi që ai të kthehet në Brazil.
Që prej transferimit te Lyoni, Bruno Guimaraes ka arritur të bëjë 71 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën franceze, duke regjistruar tre gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij./TV Malisheva