PSG e fitoi takimin e parë në udhëtim te Barça 1-4, ndërsa javën e ardhshme, zhvillohet edhe dueli i kthimit.

Megjithatë, ashtu si në ndeshjen e parë, ashtu edhe në të dytën, Neymar do të mungojë sërish.

Kjo nuk është pranuar nga asnjë zyrtar i klubit parisien, por që sipas mediave franceze, braziliani vazhdon të ketë probleme në gju dhe do ta ketë të pamundur të paraqitet ndaj ish-skuadrës.

29 vjeçari ka filluar të stërvitet me skuadrën, por duket ta ketë të pamundur të luajë shumë shpejtë.

Gjithsesi, ditëve në vijim pritet edhe të konfirmohet një gjë e tillë, ani pse kampioni aktual francez me gjasë nuk do të ketë edhe aq shumë për të, duke u bazuar në rezultatin e ndeshjes së parë. /TV Malisheva

Share.