Shefat e PSG-së janë të gatshëm për ta shitur Neymar, vetëm nëse paguhet çmimi i duhur.

Për brazilianin ka pasur oferta gjatë gjithë verës, mirëpo të gjitha këto oferta janë refuzuar nga gjiganti francez. Barcelona është munduar ta huazojë lojtarin, ndërsa verën e ardhshme ta blejnë për 180 milionë euro, ofertë e cila është refuzuar.

Nga ana tjetër rivalët e tyre, Real Madridi ka ofruar Gareth Bale, James Rodriguez dhe Keylor Navas plus 100 milionë euro, por edhe kjo ofertë është refuzuar.

“Kushtet për blerjen e Neymarit ende nuk janë paguar”, deklaroi bordi i PSG-së. PSG kërkon 222 milionë euro, para të cilat i harxhuan nga blerja e tij dy vjet më herët.

Share.